INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplas makinën me një shtyllë, arrestohet 15 vjeçari që drejtonte mjetin

Përplas makinën me një shtyllë, arrestohet 15 vjeçari që drejtonte mjetin

Publikuar më: 11:26 29-08-2016

Një adoleshent ka zgjedhur të drejtojë një makinë, edhe pse ligji e ndalon këtë gjë. Por fatkeqësisht 15 vjeçarit nga Delvina nuk i ka “ecur”, pasi gjatë drejtimit të mjetit ai ka pësuar një aksident, duke e përlasur makinën me një shtyllë në anë të rrugës. Për pasojë 15 vjeçari me iniciale R.D ka mbetur i plagosur, sëbashku me dy shokët e tij që ishin në makinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë arrestuar në flagrancë 15 vjeçarin për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Ndërsa mësohet se fatmirësisht të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Policia arreston në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin: R.D., 15 vjeç, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç). Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627