INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas ''sherri''! Bleona Qereti ofendon keq fare ''Betim Spërdhimën'', revoltohet me Arian Çanin: Hera e fundit që vij këtu...[FOTO]

Plas ''sherri''! Bleona Qereti ofendon keq fare ''Betim Spërdhimën'', revoltohet me Arian Çanin: Hera e fundit që vij këtu...[FOTO]

Publikuar më: 22:11 29-06-2018

Bleona Qereti është “larguar” nga “Zonë e Lirë” pasi në ekran u shfaq video ku aktori Rezat Veleshnja imiton këngëtaren teksa ngrin vezët. Bleona tha se e bëri këtë veprim sepse kërkon që të mos humbasë mundësinë e të bërit nënë.

Këngëtarja ka aktruar në mënyrë perfekte teksa është ngritur nga karrigia dhe është nisur për të dalë.

“Betohem që kjo është hera e fundit që unë do të jem këtu nëse nuk e heq këtë video. Ky është skandal, është injorancë e madhe. Je duke ofenduar të gjitha femrat me këtë”, tha Qereti.

Por vetëm pas këtyre fjalëve, ajo është rikthyer e qeshur në studio, mirëpo ka shpërthyer në sharje ndaj Veleshnjës.

Ja biseda mes Belonës dhe Arian Çanit:

Çani: Qetësohu.

Bleona: Nuk ka lidhje me qetësinë. Është skandal mo Arian, është injorancë shumë e madhe.

Çani: Por ai është aktor i madh, me imiton edhe mua!

Bleona: Nuk e di unë çfarë bën ai, ai bën mirë të zhduket. Këtej flasim për emancipimin e femrave, këtej del një debil që është mashkull, që s’ka lidhje me këtë punë.

dsadw.png

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832