INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy publikon foton ku tregon vuajtjet e tij, modelja e famshme ndërkombëtare çudit duke ''e sharë'' SHQIP [FOTO]

Noizy publikon foton ku tregon vuajtjet e tij, modelja e famshme ndërkombëtare çudit duke ''e sharë'' SHQIP [FOTO]

Publikuar më: 21:57 29-06-2018

Noizy është një nga reperët më të mirë shqiptarë, fama e së cilit i ka kaluar kufinjtë e vendit tonë pasi ai dëgjohet në shumë shtete të Evropës, mjafton të përmendim këngën e tij të fundit “TOTO” që po dëgjohet gjithandej. Nëse e mbani mend, në kënën “A të kujtohet”, Noizy mori në klip modelen e famshe serbe Jenna Jenovich, e cila numëron rreth 2.3 milion ndjekës në Instagram.

Gjatë asaj periudhe u aludua shumë ne mediat rozë se ajo ishte e dashura e Noizyt, por këto thashetheme u mohuan kategorikisht nga reperi, mirëpo ai dhe modelja seksi i kanë ruajtur ende marrëdhëniet mesa duket. Madje Noizy mesa duket i paska mësuar edhe disa fjalë shqip asaj. Në një foto që Noizy ndau me ndjekësit e tij në Instagram, ku tregon vuajtjet e tij për të arritur këtu ku është pasi thotë: Fillova nga hiçi, gotën thatë, frigoriferin bosh”.

Modelja e njohur e quan majmun dhe i thotë që të gjithë u ka ndodhur kështu, por shikojeni se ku janë tani. Madje ajo në fund bën edhe “marshallah”.

savjn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019681453704834