INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nesër nisim mosbindjen civile. Disa nga pikat ku do të protestohet

Basha: Nesër nisim mosbindjen civile. Disa nga pikat ku do të protestohet

Publikuar më: 15:06 04-04-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar disa nga pikat strategjike që do të bllokohen ditën e nesërme nga opozita, e cila do të ngrihet në protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Opozita do të nisë nesër mosbindjen civile, duke iu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të dalin në rrugë kundër qeverisë Rama.

“Do jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit e vegjël, fermerët, njerëzit që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, Vorë, Milot. Do jemi në krah të tyre, një popull i bashkuar do të rezistojë. Kjo diktaturë dhe tirani e krimit i ka orët e numëruara. Socialistët e ndershëm ta refuzojnë këtë bandën në pushtet. I thërras të gjithë të bashkohemi nesër”u shpreh Basha

Kreu i opozitës teksa theksoi se Rama ka privatizuar shtetin, gjykatat, prokurorinë si dhe policinë theksoi se ai dhe forca që ai përfaqëson do të jetë në krah të qytetarëve, duke premtuar pjesëmarrjen në protesta e qytetarëve.

Pritet që të bllokohet  edhe aksi Tiranë-Durrës , Lushnje-Fier etj.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014159679412842
    array(1) { ["section"]=> string(77) "basha-neser-nisim-mosbindjen-civile-disa-nga-pikat-ku-do-te-protestohet-54547" }