INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla shuan shpresat për negociata, ‘Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta'

Balla shuan shpresat për negociata, ‘Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta'

Publikuar më: 15:44 30-04-2019

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot se nuk do të ketë negociata që do të jenë në shkelje të Kushtetutës dhe afateve të Kodit Zgjedhor. Ai riktheksoi se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor. “Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë, kush mendon se mund ta përdorë Kushtetutën apo Kodin Zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës janë shumë të qarta. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës. Sikurse bënë gabimin e paimagjinueshëm për dorëzimin e mandateve të besuara nga populli, tani jemi në fazën që PD dhe LSI, Lulzimi dhe Monika duan që t’u heqin të drejtën qytetarëve për të votuar kryetarët e 61 bashkive dhe 61 kuvendet lokale të bashkive të vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen”, deklaroi Balla.

Ndërkohë, partitë aleate të PD zhvilluan sot një takim me Presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar tyrezë dialogu mes maxhorancës dhe opozitës.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.010276079177856
    array(1) { ["section"]=> string(97) "balla-shuan-shpresat-per-negociata-maxhorance-opozite-afatet-e-kodit-zgjedhor-jane-te-qarta-92659" }