INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e vrau në të vërtetë JURGEN KURTIN? Kërkimet janë shtrirë në Itali dhe Greqi

Kush e vrau në të vërtetë JURGEN KURTIN? Kërkimet janë shtrirë në Itali dhe Greqi

Publikuar më: 16:24 30-04-2019

Vrasja e Jurgen Kurtit është ende enigmë. Së fundim po flitet se mund të jetë porositur nga jashtë Shqipërisë. Është ky konkluzioni i hetuesve, një muaj nga arrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje.

Për të hedhur dritë mbi motivet e këtij krimi Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi bëjnë me dije burime për ReportTv. Po emrat po mbahen secret. Ndërsa tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në burg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga gjykata e apelit.
Kurti i njohur si menaxheri i VIP-ave dhe jetës së natës në Tiranë njihej nga policia për precedentët penal, ka qënë i dyshuar për vrasjen e babait të tij edhe për atë të Agim Arapajt në Durrës.
Kurti u vra më 18 mars teksa shkonte për në banesën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0095090866088867