INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Mogherini – Rama. Kryeministri: Shqipëria mori atë që meriton, por e di që do dëgjoj çudira!

Takimi Mogherini – Rama. Kryeministri: Shqipëria mori atë që meriton, por e di që do dëgjoj çudira!

Publikuar më: 11:42 18-04-2018

Kryeministri Rama gjatë një konference me Mogherinin, ka falenderuar të gjithë eurodeputetë që i thanë po nisjes së negociatave për vendin tonë në BE. Sipas Ramës rajoni ynë dhe vetë Shqipëria kanë bërë hapa të rëndësishme përpara ndaj dhe me këtë vendim shqiptarët, shtoi shefi i qeverisë, morrën atë që meritojnë. 

Pjesë nga fjala e Ramës:
Ne kemi nevojë të posaçme për miq të dhe njerëz të mirë në Evropë, që të njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë tona, të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta, në shtetbërjen evropiane në vendet tona. Jo vetëm kaq por dhe të kenë dëshirën e vullnetin të argumentojnë fort, aty ku ne mungojmë. Është fakt i njohur botërisht se brenda mureve të BE. Mbrëmë kam pasur një telefonatë miqësore me Presidentin Junker, por falënderoj edhe Hahn për përkushtimin.

Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit, as më shumë dhe as më pak. Sforcoja për të Reformën në Drejtësi dhe çrrënjosur kanabisin dhe për të luftuar korrupsionin dhe zgjeruar lirinë e shprehjes janë vlerësuar. Ky nuk është fundi i përpjekjeve, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre. Kapitulli historik që kemi mbyllur dje, ia ka lënë vendin sot një tjetër kapitulli. Pastrimi i nisur i sistemit të drejtësisë të vazhdojë me rezultate të shumëpritura të ndëshkimit të atyre që kanë hesapet për të larë me drejtësinë. Pastrimi i Policisë së Shtetit dhe përmes Vettingut dhe rritja e forcës goditëse të saj është domosdoshmëri. Pastrimi i çerdhes së korrupsionit në administratë dhe rritja e shërbimeve duhet thelluar. Këto dhe të tjera janë në listën e detyrave të reja të Shqipërisë. Nuk ka asnjë minutë për të festuar, pasi duhet nisur nga të katër anët puna e gjatë për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit. Dua të prek edhe aspektin politik. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje, dëftesa nuk u mjafton të gjithëve në shtetet anëtare. Nuk është sekret, që në disa vende anëtare ka individë dhe forca që as nuk e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit. Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe çudira.

 

Article Logic
Execution time: 0.0099470615386963