INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Sarandë, një 35 vjeçare humb jetën dhe plagosen rëndë dy persona

Aksident në Sarandë, një 35 vjeçare humb jetën dhe plagosen rëndë dy persona

Publikuar më: 11:43 04-01-2019

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Sarandë. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas të dhënave të para tyë uniformave blu të qytetit bregdetar, mësohet se 21-vjeçari O.M., i cili drejtonte mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përplasur tre persona, për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçare e identifikuar si Leonarda Boro. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09.20 pranë liqeni në fshatin Mursi.

Njoftimi i policisë:
“Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave”.

Article Logic
Execution time: 0.0041589736938477