Top Channel ka konfirmuar sot zyrtarisht se edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë më 20 dhjetor.
Përmes një promoje emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, produksioni ka sjellë një kolazh të momenteve më pikante nga sezonet e kaluara, duke përfshirë të qeshura, lot dhe romanca, të shoqëruara me sloganin: “E ardhmja është e shkruar”.
Përveç datës, videoja i jep fund përfundimisht edhe aludimeve për drejtimin e emisionit.
Në sekuencat finale të spotit shfaqet Ledion Liço i veshur me kostum zyrtar, duke konfirmuar kështu rikthimin e tij si moderator i këtij sezoni të shumëpritur.








6 Dec 2025 





