INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angela Martini tregon për herë të parë arsyen e divorcit: Po luftonim kundër një...

Angela Martini tregon për herë të parë arsyen e divorcit: Po luftonim kundër një...

Publikuar më: 13:36 08-12-2025

Angela Martini ka folur ekskluzivisht për Daily Mail, duke treguar jo vetëm historinë pas fotos ku shihet duke puthur Donald Trump, por edhe faktin se në vitin 2011 ka pasur një lidhje të shkurtër me reperin Kanye West.

Ajo kujton se West e kishte kontaktuar pasi e kishte parë në një tapet të kuq dhe e kishte ftuar për drekë. Edhe pse ai i bënte komplimente të vazhdueshme për stilin dhe pamjen e saj, marrëdhënia mes tyre nuk zgjati shumë. Martini pranon se shpesh “mërzitej” kur reperi preferonte të kalonte orë të tëra në studio duke dëgjuar projektet e tij të reja muzikore.

Sipas saj, Kanye i dha fund lidhjes pasi po përgatitej të niste një romancë me Kim Kardashian.

Në jetën personale, edhe vetë Martini u martua. Ajo lidhi kurorë me aktorin rumun Dragos Savulescu, por martesa u trondit rëndë nga problemet e tij ligjore. Savulescu ishte përballur për vite me akuza për përvetësim dhe korrupsion në Rumani, ndërsa vetëm së fundmi është shpallur i pafajshëm.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Daily Mail, Angela ka paraqitur kërkesën për divorc në tetor. Në intervistë, ajo shpjegon se vështirësitë e martesës e kishin lodhur emocionalisht.

“Kemi pasur një histori dashurie të bukur, shumë të fortë, por edhe tepër të rëndë, sepse ndoshta njerëzit nuk e dinë, ne po luftonim kundër një sistemi,” tha ajo.
“Por ajo peshë mbetet. Ndjeva se ishte gjëja e duhur për ta bërë në atë moment.”

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275