INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Rikthehet 'Big Brother VIP Albania 5', por ky DETAJ tërheq vëmendjen, prezantimi i besohet...

Zyrtare/ Rikthehet 'Big Brother VIP Albania 5', por ky DETAJ tërheq vëmendjen, prezantimi i besohet...

Publikuar më: 17:35 14-11-2025

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet zyrtarisht në muajin dhjetor, pasi Top Channel ka konfirmuar nisjen e sezonit të ri me spotin e publikuar në Instagram. Përveç konfirmimit të datës, vëmendjen e ka marrë edhe “fytyra” e re e spektaklit, pasi logoja e BBVA vjen krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme. Pas disa ditësh zërash dhe aludimesh në rrjet, produksioni i Top Channel ka bërë njoftimin zyrtar, duke i dhënë fund pritjes së fansave.

Ky ndryshim i theksuar në pamjen e logos, e cila është simboli identifikues i formatit, tregon se produksioni ka vendosur të nisë një kapitull të ri, duke sinjalizuar se edicioni i pestë do të sjellë ndryshime të mëdha, qoftë në lojë ashtu edhe në kastin e banorëve.

 

 

Ndërkohë, një tjetër detaj ka ndezur edhe më shumë bisedat online. Ledion Liço, i shumëpërfolur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin zyrtar të Big Brother VIP Albania në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje është parë nga fansat si një konfirmim i heshtur se ai do të jetë sërish në krye të spektaklit, ashtu si sezonin e fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453