Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një surprizë të veçantë dhe mjaft të kushtueshme që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një postim në rrjetet sociale, Dafina ka publikuar pamje të një automjeti prestigjioz Rolls Royce, i cili mund të kushtojë deri në gjysmë milioni euro.
Këngëtarja ka shoqëruar fotot e makinës së re me një mesazh romantik, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave:
“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak.”
Postimi i Dafina Zeqirit është bërë viral brenda pak minutash, ndërsa ndjekësit kanë reaguar me komente urimi, ku e kanë përgëzuar për dhuratën luksoze, dhe gjestin e Kreshnikut.









14 Nov 2025 





