Zlatan Ibrahimovich gjithmonë ka disa deklarata bombastike për të lëshuar sa herë, që vjen puna tek eksperiencat e kalaura të tij. Në një intervistë së fundmi për gazetën “FourFourTwo” suedezi e pranoi se tek Manchester United ka kaluar një nga eksperiencat më të bukura të jetës.
Ai tha se futbolli anglez ishte me fat, që ai nuk kishte mundësinë të luante 10 vite më parë, pasi në moshën 35 vjeçare ai e “gjunjëzoi” atë, pavarësisht të gjithë opinionit që ishte kundër tij dhe thonin se ai kishte ardhur “në një karrige me rrota”.