Në Egjipt Mohamed Salah është tashmë një hero kombëtar. Lojtari, i cili po kalon një sezon të mrekullueshëm tek Liverpool ka kaluar edhe një Botëror të mrekullueshëm me kombëtaren e tij, e cila u ndërpre falë dëmtimit famëkeq.
Së fundmi, atij i kanë dedikuar një statujë, e cila nuk është brenda pritshmërive tona. Statuja e paraqitur në Sharm el-Sheikh tregon Salahun, që vitin e kaluar e bëri rekordin e golave në Premier League, me mënyrën e famshme të të festuarit.
Por, statuja nuk ka qenë aq e lavdëruar duke qenë se ngjashmëria me pamjen reale fizike të Salahut është mjaft larg edhe pse arkitektja e ka mbrojtur punën e saj.