INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarrfikëset shpëtojnë fëmijën e izoluar nga dëbora në Kolonjë

Zjarrfikëset shpëtojnë fëmijën e izoluar nga dëbora në Kolonjë

Publikuar më: 13:07 10-01-2019

Kushtet e vështira të motit kanë sjellë dhe probleme për banorët në zonat e bllokuara e që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i sëmurë rëndë kërkon ndihmë, por Autoambulanca nuk shkoi dot për shkak të terrenit me dëborë.

Për në fshat janë nisur forcat zjarrfikëse për ta transportuar fëmijën në spital.
Kolonja është vetëm një nga shumë fshatrat shqiptarë të izoluar tërësisht nga reshjet intensive të dëborës që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.
Njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes:
“Për rastin e fëmijës në Kolonjë, një mjet zjarrfikës ka mundësuar kalimin e fëmijës e familjarëve të tij për në Spital”.

Article Logic
Execution time: 0.0044870376586914