Moti i keq duket sikur ka mbërthyer komplet vendin. Në disa zona situata është e keqe ku reshjet e dendura të dëborës nuk krijojnë mundësi që të qarkullojnë lirshëm as automjetet. Në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i sëmurë rëndë ka kërkuar ndihmë, por Autoambulanca nuk shkoi dot për shkak të terrenit me dëborë.
Për në fshat janë nisur forcat zjarrfikëse për ta transportuar fëmijën në spital.
Kolonja është vetëm një nga shumë fshatrat shqiptarë të izoluar tërësisht nga reshjet intensive të dëborës që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.
