INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në pyjet e Pukës, ndërhyrje me helikopter

Zjarr në pyjet e Pukës, ndërhyrje me helikopter

Publikuar më: 14:11 31-08-2016

Një tjetër vatër zjarri është përhapur me në vend. Sipas të dhënave nga uniformat blu të Pukës, zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre e pemë. Janë dy vatra të mëdha zjarri, të cilat janë shfaqur mbrëmjen e së martes në masivet pyjore të Gjegjanit në Pukë.
Flakët janë në përmasa të mëdha dhe janë përhapur shumë shpejt për shkak dhe të erës që frynë në zonë.
Duke qënë se terreni në këto zonë është shumë i vështirë, ka qënë e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Për këtë arsyeje, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është angazhuar për fikjen e zjarrit në Gjegjan.
Mësohet se po punohet për fikjen e zjarit, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qënë apo jo i qëllimtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936