INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, veç panikut të banorëve, çfarë ka mbetur nga Fabrika e Riciklimit...[VIDEO]

Publikuar më: 16:32 23-04-2018

Edhe pse ka kaluar një ditë nga shkrumbimi i Fabrikës së Riciklimit të Mbeturinave vatrat e zjarrin s’janë shuar plotësisht. Në zonën e Mëzezit vijojnë të jenë prezent makinat e zjarrfikëseve, që po përpiqen të shuajnë dhe gramat e fundit të flakëve. E paniku ndihet ende dhe sot tek fëmijët.
“Kisha frike,” tha për IN Tv një fëmijë. “Me zor merrja frymë”, shtoi një tjetrë i mitur.
Panik dhe frikë kanë dhe të rritur, pasi përhapja e flakëve mund të shkonte në ato nivele që rrezikoheshin dhe fabrika të tjera, dy karburatet pranë, por dhe banesat.
“Të mos ndërtohen fabrika me plastikë në zona të banuara. Zjarrëfikësit të ishin më të shpejtë,” tha një banore.
Gjatë një vëzhgimi të kameras së IN News u takuam dhe me një nga punëtorët që tha se tani mbeti pa punë dhe shteti duhet ta ndihmojë.
Gjithësesi shqetësimi më i madh i banorëve të zonës është se mos raste të tilla përsëriten dhe kanë kërkuar që shteti mos lejojë që në zonat e banuara të ngrihen sipërmarrje pasi rreziku për jetën është i madh.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049