INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu fiton konkursin... Falenderon Ditmir Bushatin

Majlinda Bregu fiton konkursin... Falenderon Ditmir Bushatin

Publikuar më: 16:01 23-04-2018

Pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë Majlinda Bregu nuk qëndroj duarkryq, përkundrazi. Çështjet e integrimit kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e ish ministres së Integrimit ndaj dhe vendosi që të bëhej pjesë e garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal përballë ish kryeministrit dhe ministrit të jashtëm malazez, Igor Luksiç.
Në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë, Bregu ka marrë shumicën e votave dhe zyrtarizimi pritet të bëhet të martën. Ka qenë vetë Bregu që ka bërë publik lajmin, ndërsa nuk ka kursyer dhe falënderimet.
Majlinda Bregu:
“Fituam❗
Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668