INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Impakti i banorëve të Tiranës nga Fondi i Komuniteteve[VIDEO]

Publikuar më: 12:20 21-11-2017

Pas prezantimit të nismës së Bashkisë së Tiranës që ndihmon komunitetin duke dhënë fonde për ndërhyrje të ndryshme, në disa pallate kanë nisur dhe punimet. Projektet e para i kanë fituar banorët e një blloku pallatesh në zonën e ish Komunës së Paristit. Ndërhyrjet kanë të bëjnë nga restaurimi i fasadave, lyerja deri tek termoizolimi. Administratori Adem Cemurati tregon për IN News se si u bënë në një mendje banorët, pasi 50% të fondit e mbulojnë vetë ata. “Vetëm 80% e banorëve ishin dakort që në fillim. E kur nisi puna u shtuan dhe të tjerët po në fillim pati dhe skeptikë,” thotë administratori Cemurati.

Ky bllok pallatesh kishte 15 vite që nuk restaurohej madje as nuk ishte lyer. Ndaj vetëm për dy muaj punë intensive ai do të ndryshojë krejtësisht pamjen. Administratori flet për përfituesit dhe koston.
“Përfitojnë 100 familje dhe 20 biznese. Banorët paguanë 10 milion lekë dhe po rreth 10 të tjera i mbulon bashkia,” shton Cemurati
Për ata qytetarë, që duan të ndjekin shembullin e këtyre banorëve është fare e thjeshtë mjafton, që të bien dakort dhe gjysmën e parave ta mbledhin vetë, të hartojnë projektin, të gjenë firmën e më pas Bashkia e ka më të lehtë tu japë dhe pjesën tjetër të parave që të nisin punimet.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947