INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Venezuelë, zjarr në një burg, të burgosurit u vënë flakën dyshekëve 68 viktima

Venezuelë, zjarr në një burg, të burgosurit u vënë flakën dyshekëve 68 viktima

Publikuar më: 08:17 29-03-2018

Trazirat dhe zjarri në një burg në Venezuelë shkaktuan 68 persona të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Valencia të Venezuelës.

Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë. Dyshohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë, ndërsa vendi është në zi.

2ok.PNG

1ok.PNG

4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033972263336182