INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama rikthen në krye të TKOB Zana Çelën

Edi Rama rikthen në krye të TKOB Zana Çelën

Publikuar më: 13:03 31-08-2016

16 vite pas bashkëpunimit të parë, Edi Rama rizgjedh në krye të Teatrit Kombëtar të Operas Zana Çelën. Ky është vendimi i fundit i shefit të qeverisë, i cili në tryezën e punës kishte dy emra të propozuar nga Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, Zana Çela dhe Josif Gjipali.
Edi Rama zgjodhi të bashkëpunojë me Zana Çelën, e cila ka mbajtur këtë post në vitet 2000-2003. Producentja e njohur u emëruar si drejtore e Teatrit të Operas dhe Baletit në vitin 2000 nga Ministri i Kulturës së asaj kohe, sot Kryeministër, Edi Rama.
Sapo mori postin e drejtores ndërmori një reformë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Zonja Çela ka themeluar dhe organizuar për disa vite me radhe festivalin ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”.

Article Logic
Execution time: 0.0019760131835938