INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr i fuqishëm, shkrumbohet një karburant! 6 të lënduar rëndë

Zjarr i fuqishëm, shkrumbohet një karburant! 6 të lënduar rëndë

Publikuar më: 23:30 24-08-2019

Një karburant ka shpërthyer në superstradën Lezhë-Laç. Shënohen 6 persona të lënduar. Flakët kanë nisur pas dy shpërthimeve të fuqishme të dy bombulave të gazit. 5 prej të lënduarëve po marrin mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa 1 tjetër është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të shumta në trup.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa zjarrfikësit kanë shmangur një tragjedi edhe më të madhe, afrimin e flakëve te depozitat e mëdha të karburantit, çka do të ishte fatale.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka marrë flakë dhe një kamion që ndodhej pranë karburantit, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, që është djegur plotësisht.

‘Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies. 5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikut per jeten. Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth’, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166