INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti s'po kursen as pyjet më të mëdha në botë! 72 mijë zjarre vetëm në 2019

I nxehti s'po kursen as pyjet më të mëdha në botë! 72 mijë zjarre vetëm në 2019

Publikuar më: 09:34 22-08-2019

Prej të nxehtit po digjen dhe pyjet më të madha të botës, në Amazonë. Shkencëtarët lajmërojnë se mund të jetë një goditje shkatërruese në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Sipas autoriteteve të dhënat satelitore treguan rritje prej 80 përqind më shumë të hapësirës së djegur në të njëtën përiudhë në vitin 2018. Agjencia hapësinore raporton se kanë zbuluar më shumë se 72.000 zjarre që nga janari i vitit 2019.

Pyjet e Amazonës konsiderohen si mushkëritë e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e Tokës. Konsiderohet jetike në ngadalësimin e ngrohjes globale, dhe është "shtëpi" për speciet e panumërta të faunës dhe florës. Në këtë zonë bien po ashtu sasitë më të mëdha të reshjeve se në të gjithë botën. Imazhet dhe videot dramatike në mediat sociale tregojnë tymin gjigant që ngrihet nga gjelbërimi. Tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg.

Këto zjarre masive, bënë që në qytet të ndodhë një fenomen i pazakontë. Sao Paulo u zhyt në errësirë në mes të ditës. Ndërsa, ekspertët shpjeguan se kjo skenë apokaliptike ndodhi për shkak të tymit që vjen nga Amazona dhe krijoi mbi qytet një re të dendur smogu.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314