INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti përvëlues, nisin dëmet e para SHKRUMBOHEN 6.500 hektarë

Moti përvëlues, nisin dëmet e para SHKRUMBOHEN 6.500 hektarë

Publikuar më: 09:55 28-06-2019

Moti i nxehtë ka pushtuar të gjithë Europën. Vala e të nxehtit afrikan ka goditur më shumë Francën dhe Spanjën. Pasoja e para janë të dukshme, pasi një zjarr i madh ka shkatërruar mbi 6500 hektarë sipërfaqe në verilindje të Spanjës.

Qindra zjarrfikës dhe ushtarakë janë mobilizuar dhe po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm.
Zjarri filloi në një pulari industriale pranë fshatit La Torre del Espanyol në provincën Tarragone, në Katalonjë. Në luftë me flakët u përfshinë 350 zjarrfikës dhe 230 ushtarakë, si dhe rreth 15 njësi ajrore. Sipas shërbimeve të agjencisë pyjore në Katalonjë, shkaku i zjarrit ishte prej akumulimi i glasave të pulave ë fermentuara. Më pas ai u përhap dhe në sipërfaqen pyjore. Shefit të zjarrfikësve Antonio Ramos, raportoi se një zjarr i këtyre përmasave në këtë rajon ka rënë vetëm 20 vite më parë.
Zjarri që nuk është fikur ende mund të prekë deri në 20 000 hektarë në këtë zonë të mbjellë me pemë, ullinj dhe vreshta.

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379