INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare ‘Bands babe’, në pranga dy ‘kokat’ e grupit [VIDEO]

Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare ‘Bands babe’, në pranga dy ‘kokat’ e grupit [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 16-06-2018

Një tjetër bandë shqiptare shkatërrohet në Spanjë. Pak javë më parë autoritetet spanjolle shkatërruan një bandë të grabitjes së banesave, mes të cilave dhe atë të futbollistit Luis Suarez.

Banda e kapur këtë të premte vidhte në një zonë të Salamanca.

Në pranga kanë rënë dy krerët e grupit, shqiptar, S.K., 35 vjeç dhe A.M., 29 vjeç, në sajë të operacionit të koduar “Banesa”.

Sipas mediave spanjolle, grupi kriminal ishte i përbërë nga “shtetas shqiptarë, shumë të specializuar në sferën penale dhe shumë të rrezikshme”.

Guardia Civil thotë se grupi ishte përbërë nga shqiptarë që bënin grabitje në Spanjë, Itali dhe Shqipërisë, dhe janë pjesë e ashtuquajturës “Bands Babe”, i njohur për rrezik të larë të veprimtarisë kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211