INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjë. Betohet kryeministri i ri Pedro Sançez

Spanjë. Betohet kryeministri i ri Pedro Sançez

Publikuar më: 15:45 02-06-2018

Pedro Sançez u betua këtë të shtunë si kryeministri i Spanjës, një ditë pasi rivali i tij politik Mariano Rahoi u detyrua të lërë detyrën pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Sançez, që është në kryer të Partisë Spanjolle të Punëtorëve, u betua përpara mbretit Felipe në Pallatin Zarzuela, në Madrid. Ai u bë edhe kryeministri i parë që u betua pa një bibël apo kryq. “Premtoj me ndërgjegje dhe nder që do të përmbush me besnikëri detyrimet e Presidentit të Qeverisë, që do t’i qëndroj besnik mbretit dhe do të zbatoj Kushtetutën si ligjin themeltar të shtetit”-tha Sançez. Në ceremoninë e betimit, ishte edhe ish-kryeministri Rahoi, i cili i shtrëngoi dorën dhe i uroi fat pasardhësit të tij. 46-vjeçari Sances do t’i duhet tashmë të përballet me krizën e fortë politike në të cilën është zhytur vendi siç është edhe çështja e pavarësisë së Katalonjës. Ajo vijon të mbetet ende e pazgjidhur. Këtë fundjavë, kryeministri pritet të zgjedhë edhe kabinetin e tij, që sipas partisë socialiste do të bëhet publik javën e ardhshme. Në një postim në rrjetin twitter ditën e djeshme, Sançez premtoi një fillim të ri për vendin. “Spanja fillon një kapitull të ri. Një periudhë për t’i kthyer dinjitetin institucioneve. është koha për të punuar për barazi dhe për të ndërtuar një vend që nuk lë askënd pas” u shpreh ai.
Po kush është Pedro Sançez?
Pedro Sançez ishte një person i panjohur për spanjollët deri në vitin 2014 kur fitoi drejtimin e Partisë Socialiste spanjolle në vitin 2014. Ekonomisti fotozhenik, ish-basketbollist fitoi besimin e anëtarëve me premtimin për të bashkuar partinë e ndarë dhe për t'i kthyer socialistët në pushtet. Megjithatë, ai është përballur me dy humbje zgjedhore në vitin 2015 dhe 2016. Në fund ai u detyrua të japë dorëheqjen pas refuzimit të tij për të mbështetur Mariano Rajoy në një votim në situatën kur vendi u zhyt në një ngërç politik të zgjatur dhe partia e tij në luftë të vështirë. Muaj më vonë ai i hutoi shumë kritikët e tij duke u kthyer për të fituar drejtimin e socialistëve. Kushtetuta e Spanjës thotë se partia që paraqet një mocion mosbesimi duhet të jetë e përgatitur për të qeverisur dhe zëvendësuar kryeministrin e rrëzuar nëse një shumicë parlamentare e mbështet atë. Prandaj, ky 46-vjeçar i moderuar por ambicioz nga Madridi është tani kryeministri i Spanjës, pavarësisht faktit se partia e tij komandon më pak se një të katërtën e vendeve në Kongres.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885