INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ishte personi i rrezikshëm i strehuar në Kukës

Kush ishte personi i rrezikshëm i strehuar në Kukës

Publikuar më: 15:39 02-06-2018
Një person i shpallur në kërkim nga policia e Lezhës strehohej prej kohësh në Kukës. Falë një operacioni nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër u bë arrestimi i Hasan Spahiut, 24 vjeç banues në Kukës. 
Gjithashtu u arrestua dhe Urim Uka, 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.
 
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D (i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehohen persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i këtyre dy shtetasve. 
 
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209