INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azil për ‘dëshmitarin X’? Flet ministri i Brendshëm i Kosovës

Azil për ‘dëshmitarin X’? Flet ministri i Brendshëm i Kosovës

Publikuar më: 15:19 02-06-2018

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka deklaruar sot se dëshmitari X ka kërkuar azil politik në Kosovë. “Jemi duke kryer të gjitha procedurat pas kërkesës që ka bërë Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X”-u shpreh Gashi. “Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare”-tha ministri. Deklarata është bërë sot, teksa ministri Gashi ka vizituar pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavec. Ai shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi. Shtetasi nga Vlora, Albert Veliu u ndalua nga Policia e Kosovës së bashku me të birin, ndërsa po largohej në drejtim të një vendi të Bashkimit Europian për të kërkuar azil. Ai u bë i njohur për publikun pas publikimit të një audiopërgjimi që pretendon se vëllai i ministrit të Brendshëm të Brendshëm të Shqipërisë, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713