INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azil në Francë? Rrezikoni burgun!

Azil në Francë? Rrezikoni burgun!

Publikuar më: 11:20 23-04-2018

Vitet e fundit numri i shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik në vendet perëndimore është shtuar së tepërmi. Por shanset për të përfituar gjithnjë kanë qenë të pakta. Ndërkohë Franca ka shuar shpresat për qytetarët shqiptarë. Asnjë shqiptar nga sot do ta kenë shumë më të vështirë për të përfituar azil në Francë. Është Asambleja Kombëtare Franceze, e cila ka kaluar një ligj të ri të imigracionit, një ligj i ashpër që forcon rregullat rreth azilit.
Projektligji shkurton afatin e aplikimit të kërkesës për azil dhe dyfishon kohën që emigrantë të paligjshëm mund të mbahen në burg. Një emigrant që hyn në Francë në mënyrë ilegale rrezikon të dënohet me një vit burg. Partia e Presidentit Emmanuel Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e azilkërkimit. Por një ligj i tillë është quajtur shumë i ashpër nga figura politike të opozitës por dhe grupe të të drejtave të njeriut.
Pr/ligji u kalua me 228 vota pro, 139 kundër dhe 24 abstenim.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ketë impakt negativ, "për azilkërkuesit më vulnerabël, të cilët do të jenë ata më të shumtit që do të humbin shanset"
Në një raport të publikuar në janar 2018 nga Qëndra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi, shqiptarët u renditën të parët për azil në Francë për vitin 2017 me 7630 azilkërkues. Shqiptarët lanë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me radhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605