INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur paraja nuk e blen dot fatin. Gjesti i milionerit...[VIDEO]

Kur paraja nuk e blen dot fatin. Gjesti i milionerit...[VIDEO]

Publikuar më: 15:59 02-06-2018
Milioner i ri i dhuroi të gjitha paratë e tij në rrethana të veçanta. Në vitin 2015 ai u diagnostikua me kancer vdekjeprurës. Nuk kishte asnjë mundësi për të shpëtuar, ndaj vendosi që të ndryshonte pozitivisht atë pjesë të jetës që i kishte ngelur. Ali Banat, nga Sidney, Australi, jetonte mes luksit para se të mësonte se ishte prekur nga kanceri dhe ndërroi jetë para pak ditësh. Njerëzit tani janë duke dhuruar para për bamirësi në fondacionin që ai themeloi "Myslimanët rreth botës".
Aliut i thanë fillimisht se i kishin ngelur vetëm 7 muaj jetë, por ai arriti të merrte frymë dy vite më shumë sesa mjekët parashikuan.
 
aliu.jpg
 
 
 
 
Filantropisti dhe ish-biznesmeni vendosi të shpenzonte vitet e tij të fundit duke mbledhur para për myslimanët. Aliu jetonte në luks me makina të shpejta, veshje luksoze nga më të mirat e sende të tjera me vlera marramendëse. Sapo mësoi se ishte sëmurë, e kuptoi se asnjëra prej tyre nuk vlente.
‘’Kur zbulon se je sëmurë apo se nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është e vetmja gjë që do të bësh. Unë kështu dua të jetoj çdo ditë, duke dhuruar" shkroi ai para se të vdiste. Ali e përshkruan sëmundjen si dhuratë.
‘’Është një dhuratë pasi Allahu më ka dhënë mundësinë për të ndryshuar"
 
3-1.jpg
 
4-1.jpg
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701