INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillimet e fundit/Dybala dëmtohet, Juventus përgatit ofertën 80 milionë euro për mesfushorin.

Zhvillimet e fundit/Dybala dëmtohet, Juventus përgatit ofertën 80 milionë euro për mesfushorin.

Publikuar më: 16:37 17-10-2018

Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala do të vlerësohet në ditët e ardhshme, pasi ka pësuar një dëmtim me Argjentinën.
Dybala ka dalë nga loja në minutën e 57-të, dhe është parë duke vendosur akull në gjurin e tij.

Sipas Fox Sports, përshtypja e parë është se nuk duket një dëmtim serioz, por sulmuesi gjithsesi do të vlerësohet kur të kthehet në Torino.

Juve do të ndeshet me Genoa-n në fundjavë, por është e mundur që Dybala të pushojë atë ndeshje për të qenë gati për Manchester United në Champions League.

Ndërkohë, përsa i përket merkatos James Rodriguez mund të bëhet një lojtar i Juventus.
Kolumbiani, aktualisht i huazuar te Bayern Munich nga Real Madrid, do të ishte njër përforcim i rëndësishëm për Massimiliano Allegri-n, i cili, do të kishte më në fund fantazistin e shumëkërkuar në sezonet e fundit.

Juventus, sipas shtypit italian, është e gatshme të paguajë 80 milionë euro. Për ta dërguar 27-vjeçari mëngjarash në Torino është vënë në lëvizje edhe kolumbiani i bardhezinjve, Juan Cuadrado.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032691955566406