INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillimet e fundit/Derbi i merkatos po ndodh në Milano, Ibra më afër se kurrë, Modriç “hedh sytë” nga...

Zhvillimet e fundit/Derbi i merkatos po ndodh në Milano, Ibra më afër se kurrë, Modriç “hedh sytë” nga...

Publikuar më: 12:35 12-10-2018

Milan sapo ka hapur lojën me transferimin e Paquetta. Talenti i ri brazilian i Flamengos mund të mos jetë i vetmi shpërthim i Rosonerëve në merkaton e ardhshme të Janar-it.

Menaxheri i Milan-it Leonardo dje hapi një derë, e cila deri para pak javësh dukej gjysmë e hapur. Ai tha se ekipi ka nevojë për një bomber si Ibrahimovich dhe transferta duket më afër se kurrë. E vetmja gjë që mund ta pengojë ekipin është Fair Play financiar, por që nëse kjo pengesë anashkalohet Ibrahimovich mund të jetë në Milano para Vitit të Ri.

Modriç edhe pas presionit të presidentit Florentino Perez nuk pranon të rinovojë kontratën. Ëndërra dhe ambicia e tij gjithmonë ka qenë të shkruajë histori në Itali dhe Interi duket se nuk do e lejojë këtë rast të shpëtojë. Kësaj i shtohet dhe fakti se Real Madridi e ka nisur mjaft dobët sezonin e ri dhe Modriç po kërkon një ekip të ri, ku mund të japë maksimumin.

Sipas mediave italine, derbi i merkatos në Itali nuk ka të ndaluar. Inter dhe Milan janë në garë për mesfushorin Barella dhe për mbrojtësin e krahut të Firoentinës Biraghi.
Interi i ka vënë sytë edhe te portieri Cragno i Cagliarit, i cili shihet si zëvendësues i Handanoviç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223