Moderatorja Einxhel Shkira ka folur hapur për krisjen e raportit me disa nga miqtë e saj të afërt, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.Moderatorja Einxhel Shkira ka folur hapur për krisjen e raportit me disa nga miqtë e saj të afërt, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani lidhur me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi dhe për faktin se ka bërë “unfollow” disa prej miqve në rrjetet sociale, ajo pranoi se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më si më parë.
“Ta them të drejtën, Arbana, disa gjëra janë shumë të bukura për aq sa zgjasin. Nuk është se miqësitë mbarojnë, thjesht ndonjëherë ndodh që njerëzit nuk janë gjithmonë aty për mua, kur kam nevojë,” u shpreh ajo.
Moderatorja tregoi se një moment që e ka zhgënjyer lidhet me periudhën kur ajo theu këmbën, kohë kur në media qarkulluan lajme që e paraqisnin situatën si më të rëndë nga sa ishte në të vërtetë.
“Tani, unë thyeva këmbën. Atë ditë dolën lajme sikur ishte një aksident tragjik dhe sikur mund të vdisja. Ndoshta njerëzit nuk e dinin që ishte thjesht një thyerje këmbë, por lajmet u interpretuan sikur ishte diçka shumë e madhe. Dhe ndoshta, kur i do shumë dhe pret shumë nga njerëzit, ndodh që zhgënjehesh,” tha Shkira.
Sa i përket vendimit për të bërë “unfollow”, ajo theksoi se ishte një reagim i momentit, i ndikuar nga gjaknxehtësia.
Prej vitesh, Einxhel Shkira ka pasur një miqësi të ngushtë me moderatoren Argjira Spanca, balerinin Graciano Tagani dhe moderatoren Fjoralba Ponari. Madje, gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ajo u surprizua në shtëpi nga Fjoralba dhe Argjira, të cilat në atë kohë konsideroheshin ndër mikeshat e saj më të mira.








4 Mar 2026 





