INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhdukja e ish-kryeministrit, policia gati të bastisë zyrat e partisë

Zhdukja e ish-kryeministrit, policia gati të bastisë zyrat e partisë

Publikuar më: 11:30 13-11-2018

Policia pret urdhër nga Gjykata për të hyrë për të bastisur zyrat e VMRO DPMNE, në kërkim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas mediave maqedonase, ai mund të jetë larguar.

Një nga spekulimet është se ai mund të jetë larguar edhe drejt Beogradit. Ende mbetet e paqartë dhe Gjykata nuk ka dhënë vendim drejt MPB-së as për fletë-arrest ndërkombëtar.

Ndërkohë, VMRO DPMNE ka njoftuar për një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e fundit, zhvillimet dhe spekulimet që qarkullojnë në opinion mbi deputetin e tyre Gruevski dhe arratisjen e mundshme të tij.

Gruevski duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për të kryer dy vite burg, pasi është dënuar për rastin “Tanku”.

Rasti ‘Tanku’ bën fjalë për një makinë luksoz tip ‘Mercedes’ me vlerë prej 600 mijë euro, që thuhet se është paguar me paratë e buxhetit.

Mediat në Maqedoni raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit, duke mësyrë në shtëpinë e tij, por Gruevski s’duket asgjëkundi dhe dyshohet se është arratisur.

Ndërkohë fotoja e ish-kryeministrit është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, përkatësisht në kategorinë e personave të kërkuar nga policia, për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652