INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen trazirat në Maqedoni

Rikthehen trazirat në Maqedoni

Publikuar më: 20:51 20-04-2016

Mijëra protestues janë mbledhur sot në Shkup për të shprehur pakënaqësine e tyre kundër vendimit të presidentit George Ivanov për faljen e 56 funksionarëve. Ata janë të indinjuar dhe njëzëri thërrasin “poshtë Gruevski”, “poshtë shteti kriminel” dhe “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”.

Protestuesit krahas dorëheqjes së Ivanov kërkojnë gjithashtu tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike ku mund të shprehet vullneti i lirë i popullit.

Fillimisht ata protestuan para Parlamentit të Maqedonisë, ku protestës iu bashkua edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev . Intinerari i protestave, pjesë e së cilës janë edhe shumë shqiptarë, vazhdon drejt godinës së qeverisë ku forcat policore të shumta ishin të pranishme dhe kanë bllokuar udhëkryqet për kalim. Më pas Turma e protestuesve u largua nga godina e qeverisë për të shkuar para barakave të qytetit të Shkupit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033