INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhja që propozon PD për TVSH: Rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 milionë lekë

Zgjidhja që propozon PD për TVSH: Rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 milionë lekë

Publikuar më: 12:30 14-10-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri publik propozim që forca e tij ofron për të zgjidhur problemin e tvsh për biznesin e vogël. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Basha tha se demokratët e kanë propozuar zgjidhjen për biznesin e vogël, rritja e kufirit në 12 milionë lekë. “ Shkelmimi i biznesit të vogël, 80 njësi mijë njësi ekonomike që punësojnë gati 80 mijë shqiptarë, pretendohet formalizimi, ajo që do të ndodh është rritja e çmimit të konsumit, nga janari do të rriten, dhe ku do të rriten në një vend si yni ku çmimet janë më të lartat. Interesi i qytetarëve është i fundit për Edi Rama, përkundrejt ngritjes së zërit, tonë, të biznesit dhe ndërkombëtarët”-u shpreh krye opozitari. Basha foli për pasojat e këtij vendimi e sipas tij do jetë mbyllja e një numri të madh biznesesh. “Ato që nuk mbyllen dot nuk do rriten më si biznese. Kostoja shtesë për kontabilitet. Vendimi katastrofik, nga i cili shteti nuk do të përfitoj asgjë, se do të shtojë numrin e inspektorëve, dhe vetëm për 2 për qind nga biznesi i shtetit. Nuk ja vlen as për bankën e shtetit. Zgjidhja. E kemi formuluar para 2 vjetësh, e themi prapë, rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 milionë lekë, me rritjen e xhiros asnjë biznes nuk ka pse të mos vendos kasën fiskale, është shqetësim i drejtë”- tha Basha duke ofruar këtë propozim. Sipas tij kjo ndërmarrje nuk do ti vërë lakun në fyt biznesit, dhe nga ana tjetër do të bëj që të mos ketë probleme me informalitetin. “Nëse furnitorët e bizneseve zbatojnë ligjin dhe presin fatura të shpërndarjes, nuk ka pse të ketë nevojë për inspektor. Terrori i inspektorëve është arsyeja e rënies së xhiros. E gjithë daullja që luftojmë informalitetin, asgjë nuk kanë bërë, informaliteti është i madh”-tha lideri i PD-së. “Ne si parti demokratike do takohemi me biznesin ti pyesim për qëndrimin e tyre ndaj vendimeve të qeverisë dhe pas kësaj do vendosim hapat që do marrim për tvsh e biznesit të vogël”-tha Basha duke folur për hapat që do të ndërmarrë partia më e madhe opozitare në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887