INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në PD, vjen largimi i parë nga radhët e drejtuesve

Zgjedhjet në PD, vjen largimi i parë nga radhët e drejtuesve

Publikuar më: 17:04 23-11-2018

Nisur nga dita e sotme sipas urdhrit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha degët e Partisë Demokratike nisin procesin e zgjedhjeve për drejtuesit lokalë. 

Ndërkohë, ka ardhur dorëheqja e parë.


Roland Bejko, kreu i PD-së së Gjirokastrës ka vendosur të mos rikandidojë më për këtë post por t’ia lërë një kandidati tjetër. “Për arsye personale sot vendosa që të tërhiqem nga kandidimi për një mandat tjetër për Kryetar të PD Gjirokastër”, njofton Bejko.

“Marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë për mua. Por ju mendoj se ishte vendimi i duhur dhe më i miri për të gjithë. Ju siguroj se do vazhdoj të jem i angazhuar politikisht pranë Partisë Demokratike”, shkruan kreu aktual i PD së degës së Gjirokastrës.


Në zgjedhjet e vitit 2014 Roland Bejko u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në Gjirokastër.


Në vitin 1997 Bejko ka qenë kryetar i PD-së, ndërsa në 2001 ka qenë kandidat për deputet me Partinë Republikane.


Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i PD, Lulzim Basha procesi i zgjedhjeve për krerët e rretheve do të nis sot dhe do të mbyllet në datën 2 dhjetor.


Në datën 15 dhjetor Basha  mbledh Kuvendin Kombëtar të PD për të zgjedhur ekipin e ri me të cilin ai do të synojë të sjellë Parinë Demokratike në pushtet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812