INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zgjedhjet lokale 2019', Taulant Balla zbulon dy datat se kur mund të mbahen

'Zgjedhjet lokale 2019', Taulant Balla zbulon dy datat se kur mund të mbahen

Publikuar më: 12:04 31-10-2018

Taulant Balla ka zbuluar ditën e sotme pas takimit që pati me Presidentin Meta, dy datat më të mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Sipas Kreut të Grupit Parlamentar këto data janë dy të dielat e fundit të qershorit, përkatësisht 23 dhe 30 qershor.

“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221