INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I djegin makinën, 23-vjeçarja nga Bilishti tregon kush 'fshihet' pas ngjarjes

I djegin makinën, 23-vjeçarja nga Bilishti tregon kush 'fshihet' pas ngjarjes

Publikuar më: 12:32 31-10-2018

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Bilisht.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina i përket 23-vjeçares, Dezi Arapi. 

Sipas njoftimit të policisë, makina ishte e parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht.

Mësohet se 23-vjeçarja është shprehur se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi kohët e fundit ka pasur një konflikt me një vajzë tjetër nga Bilishti.

Sipas saj makina është djegur nga babai i vajzës që ka pasur konflikt.

Menjëherë pas denoncimit të 23-vjeçares, policia ka shoqëruar në komisariat babain dhe vajzën e denoncuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889