INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhje në 30 qershor? Ambasada amerikane thotë PO, jep dhe këshilla

Zgjedhje në 30 qershor? Ambasada amerikane thotë PO, jep dhe këshilla

Publikuar më: 11:39 27-06-2019

Ambasada amerikane i thotë po zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një njoftim ambasada shkruan: 'Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019. Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit. Numërimi do të bëhet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incident e kohëve të fundit, shoqëruar me dhunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhurve dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit'.

Ambasada i ka bërë apel dhe qytetarëve të jenë vigjilentë afër qendrave të votimit dhe të shmangin zonat ku ka indicie për dhunë.

Reagimi i plotë i ambasadës:

Vendndodhja: Në dhe rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administratës zgjedhore në gjithë Shqipërin. Shqipëria do të mbajë zgjedhjet në cdo bashki në 30 qershor 2019.

Ngjarja: Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë vendosur të mbahen në 30 qershor 2019. Votimi është vendosur nga ora 7.00 a.m deri në 7.pm. Zgjedhjet do të mbahen në cdo bashki në Shqipëri. Numërimi do të bëhet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë për disa ditë në disa bashki. Disa incidente të dhunshme kanë ndodhur me zyrtarë të zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur pritshmëritë për dhunë të mëtejshme apo shqetësime të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët e mbetura dhe në kohën e numërimit të votave.

Veprimi: Qëndroni vigjilentë rreth vendeve të zgjedhjeve, qendrave të numërimit dhe zyrave të zgjedhjeve. Shmangni cdo zonë ku ka shenja të ndonjë dhune që mund të ndodhë. Qëndroni vigjilent me ata që do ju rrethojnë. Mbani një profil të ulët. Monitoroni median për të marrë informacion.

Article Logic
Execution time: 0.0031158924102783