INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ndërtojmë ''ëndrrën shqiptare''! Ambasada Amerikane përgëzon punë e bërë për Reformën në Drejtësi

Po ndërtojmë ''ëndrrën shqiptare''! Ambasada Amerikane përgëzon punë e bërë për Reformën në Drejtësi

Publikuar më: 16:06 29-03-2019

Zv. Shefi i Misionit në detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik garantoi qytetarët shqiptarë se reforma në drejësi po ecën sipas planit për drejtësinë e re.

Pjesë nga fjala e Koskit:
"Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi "Ëndrrën Amerikane"- idealin me të cilin mundësia dhe prosperiteti janë të disponueshme për të gjithë. Këtu, me ju, po ndërtojmë perspektivën e një "ëndrre shqiptare" për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të shqiptarëve. Ka shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që të jetë më mirëpritëse për investitorët. Korrupsioni pengon çdo nivel qeverisjeje. Krimi i organizuar dëmton aktivitetin e biznesit. Dhe një gjyqësor i kompromentuar i largon investitorët. Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar "ëndrrën shqiptare" është ende e gjatë.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar atë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të goditur rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar. Së bashku, ne kemi bërë progres që tashmë mund të nxjerrim në pah. Është përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt për investitorët. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon".

Article Logic
Execution time: 0.0039691925048828