INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori për Zgjerimin e BE-së Dannielson nis takimet në Tiranë: Të zbatohet refoma në drejtësi

Drejtori për Zgjerimin e BE-së Dannielson nis takimet në Tiranë: Të zbatohet refoma në drejtësi

Publikuar më: 11:36 07-03-2019

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku do të ketë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë rreth situatës së krijuar në vendin tonë.

Më pas në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi si dhe kryeprokuroren Arta Marku.

Në një postim në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE-së përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

“Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE” thotë Danielsson.

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit do të presë në një takim dhe përfaqësues të opozitës. Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283