INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për ekstradim/ Ish-kryeministri në gjykatë me syze e kapele [FOTO]

Vendimi për ekstradim/ Ish-kryeministri në gjykatë me syze e kapele [FOTO]

Publikuar më: 12:04 27-06-2019

Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski sot u paraqit në proces gjyqësor në Budapest, ku gjykata refuzoi kërkesën e Shkupit për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar momenti kur Gruevski është në sallën e gjyqit.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqitur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk i ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Ai kishte mbuluar duart e tij me një xhaketë, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.G ruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz dhe raste të tjera korrupsioni.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.

gruevski.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756