INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudira shqiptare/ Ndodh dhe kështu, mund ''të ekstradohesh'' dhe për 3 lopë! Detajet qesharake...

Çudira shqiptare/ Ndodh dhe kështu, mund ''të ekstradohesh'' dhe për 3 lopë! Detajet qesharake...

Publikuar më: 10:41 20-06-2019

Një i ri nga Memaliaj në 2016 ka vjedhur 3 lopë. Për këtë ai është dënuar për me një vit burg, por për të mos kryer dënimin ai është larguar nga vendi. Po arratia s’ka zgjatur shumë pasi ai u kap në Blegjikë dhe më pas u ekstradua. 

Personi i ekstraduar është, E. Koçiu nga Memaliaj.

Mësohet se ai u kap tre ditë më parë nga policia belge dhe ishte i pa pajisur me dokumente qëndrimi. Autoritetet kanë kryer procedurat e nevojshme e kanë deportuar në Shqipëri. Sapo ai ka ardhur në aeroportin e Rinasit është zbuluar se ishte i dënuar për vjedhje në bashkëpunim. Në 2016 Koçiu në bashkëpunim me tre persona të tjerë, vodhën tre lopë në një kasolle në fshatin Mirice.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551