INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendëskryeministri edhe DJ, mes vajzave me bikini argëton pushuesit [VIDEO]

Zëvendëskryeministri edhe DJ, mes vajzave me bikini argëton pushuesit [VIDEO]

Publikuar më: 17:04 06-08-2019

Ai është një nga figurat më polemike, që tërheq vëmendjen qoftë me deklaratat qoftë me veprimet e tij.

Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Italian Matteo Salvini i cili këtë herë është shfaqur si DJ.

Në një video tashmë të shpërndarë në media Salvini njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm duket duke argëtuar me muzikë pushuesit, e ku nuk mungojnë edhe vajzat me bikini.

Në një moment turma këndon me Salvinin himnin kombëtar ndërsa spektakli tërhoqi reagime të përziera në mediat sociale, me disa duke lavdëruar shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, ndërsa të tjerët duke e konsideruar jo fort serioze nga ana e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275