INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Dj ajo u bë kryeministrja dhe liderja më e re në botë [EMRI]

Nga Dj ajo u bë kryeministrja dhe liderja më e re në botë [EMRI]

Publikuar më: 14:52 30-03-2019

Ajo është liderja më e re femër në botë, 37-vjeç. Bëhet fjalë për kryeministren e Zelandës së Re e cila kohët e fundit ka qënë prezente në media për shkak të ngjarjes në xhami që tronditi shtetin e largët.

Por përpara se të merrte detyrën e rëndësishme, Jacinda Ardern bënte një jetë tjetër…..në skenë – një kontrast i madh me detyrat e saja politike.

Të dhënat tregojnë se Jacinda dikur ishte DJ. Pas buzëqeshjes së saj të ëmbël, politikania luajti muzikë si DJ për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneëay të Auckland në 2014.

Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, Instagrami ilustron karrierën e saj, e cila shfaqet si një grua luftëtare. Spinoff zbuloi gjurmët e DJ-ve amatorë, nga e kaluara e saj. Fillimisht ajo luante muzikën e Spice Girls, Beatles, Iggy Pop dhe Snoop Dogg.
Znj. Ardern u lind në një familje të besimit mormon dhe ishte shumë e devotshme. Rreth të 20-ve e la besimin në mes dhe pranoi martesat e të njëjtit seks.

Duket se ajo gjithmonë ka pasur interes për politikën. Zonja Ardern bënte fushata në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona. Dhe sot ajo është një kryeministre shumë sportive madje edhe në parlament është shfaqur duke mbajtur në krahë fëmijën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215