INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në sy të ish-ministres në Mirditë. Nikolla ndërhyn për të ndaluar përplasjen fizike

Sherr në sy të ish-ministres në Mirditë. Nikolla ndërhyn për të ndaluar përplasjen fizike

Publikuar më: 14:47 30-03-2019

Një punonjës i bashkisë së Mirditës, i ka thyer telefonin një qytetetari, i cili ka qenë duke filmuar një mbledhje të banorëve kundër ndërtimit të HEC-ve në Urakë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj dhe ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Thyerja e telefonit për të mos filmuar ka shtuar irritimin mes palëve, të cilat kanë shkuar deri në përplasje fizike.
Ish-ministrja Lindita Nikolla ka ndërhyrë në një moment për të zbutur palët në konflikt.
Reagimi nëpërmjet protestave dhe peticioneve i banorëve të Kurbneshit në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Urakë, ngriti në këmbë Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor.

nikollaaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656