INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitet një pikë kreditimi tek 'Zogu i Zi', i dyshuari ia mbath me tufën e lekëve në dorë

Grabitet një pikë kreditimi tek 'Zogu i Zi', i dyshuari ia mbath me tufën e lekëve në dorë

Publikuar më: 18:36 06-08-2019

Një grabitje ka ndodhur në ditën e sotme në një institucion financiar të specializuar për dhënien e kredive në shuma të vogla.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, pranë Zogut të Zi, në një zyrë që i përket një institucioni financiar.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, pasi ka qenë i maskuar.

Informacion i Policisë:

Në Tiranë, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje "pistoletë", ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë "Shqiponjat", Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autoritit.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049