INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluksi i madh në portin e Barit, pasagjerët presin për orë të tëra përpara një sporteli

Fluksi i madh në portin e Barit, pasagjerët presin për orë të tëra përpara një sporteli

Publikuar më: 21:18 06-08-2019

Gjatë muajit gusht, në portin e Barit është raportuar një fluks i lartë udhëtarësh dhe vështirësi dhe rradhë të gjata në sportele.

Vetëm gjatë fundjavës së parë të gushtit kanë kaluar në portin e Barit 51 mijë njerëz, 10 mijë shoferë, 1800 motoçikleta dhe më shumë se 90 autobusë.

Ndërkohë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shqipërisë janë detyruar që të përballen me radhë të gjata dhe rraskapitëse në pikën doganore.

Sipas udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm një sportel është funksional në terminalin e portit.

Megjithë projektet e paraqitura nga Autoriteti i Sistemit Portual të Detit Adriatik jugor, problemet me fluksin dhe me keqmenaxhimin e udhëtarëve, mbeten të pandryshuara vit pas viti.

a20b697cc33a81087b406170446b02bf_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020508766174316